Dy shkolla në Deçan pajisen me laboratorë të fizikës, biologjisë dhe kimisë
06/08/2026
Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka njoftuar se dy shkolla në komunë janë pajisur me kabinete laboratorike për zhvillimin e mësimit praktik.
Bëhet fjalë për SHFMU “Isa Boletini” në Isniq dhe SHFMU “Drita” në Gramaqel, të cilat kanë pranuar nga tri kabinete laboratorike për lëndët e Fizikës, Biologjisë dhe Kimisë.
Sipas Ramosajt, ky investim synon të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e eksperimenteve shkencore dhe rritjen e cilësisë së arsimit për nxënësit.
Ai ka falënderuar Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) për bashkëpunimin dhe mbështetjen në realizimin e këtij projekti. /Telegrafi/


