Please enter at least 3 characters.

Dush i ftohtë për fansat e video-lojës GTA 6

Në një kthesë ndoshta të pritshme, Rockstar ka njoftuar se po shtyn prezantimin e vdeio-lojës GTA 6.

Rockstar ka njoftuar zyrtarisht se po e shtyjnë prezantimin e GTA 6 për në 26 maj 2026. Në një njoftim të shkurtër, botuesi nuk u ofroi fansave të serisë një trailer apo edhe një pamje ngushëlluese të ekranit nga loja.

Në njoftim, kompania theksoi se u duhet më shumë kohë për t'u ofruar fansave përmbajtjen e pritur.

"Na vjen shumë keq që loja po arrin më vonë nga sa prisnit. Interesi dhe entuziazmi për lojën e re GTA është vërtet një frymëzim për të gjithë ekipin tonë. Duam t'ju falënderojmë për mbështetjen dhe durimin tuaj ndërsa punojmë për përfundimin e lojës", është mesazhi që Rockstar Games publikoi në faqe.

Kompania thotë se qëllimi i tyre ishte të tejkalonin pritjet e audiencës dhe se Grand Theft Auto 6 nuk bën përjashtim. Pra, ata shpresojnë që fansat do ta kuptojnë se zhvilluesit kanë nevojë për kohë shtesë për të ofruar nivelin e cilësisë që lojtarët presin dhe meritojnë.

Megjithatë, një dush kaq i ftohtë nuk është i panjohur për fansat e video-lojërave Rockstar. Zhvilluesi legjendar Jr është i njohur për vonesën e publikimeve të tij, kështu që vonesa e GTA 6 ndoshta nuk është aq surprizë. Ka thashetheme se Rockstar mund të publikojë GTA 6 për PC në të njëjtën kohë me PlayStation 5 dhe Xbox Series X dhe S, tani që loja është shtyrë për në vitin 2026.

Ka pasur dhe ende ka shumë thashetheme rreth asaj se sa mund të kushtojë GTA 6. Meqenëse Nintendo dhe Microsoft tashmë kërkojnë 80 dollarë për disa nga lojërat e tyre, shumë të tjerë tashmë po anojnë të paguajnë midis 80 dhe 100 dollarëve për GTA 6. /Telegrafi/