Please enter at least 3 characters.

Duket magjike për vizitorët, por "Disneyland" ka edhe anë të errëta

2018/05/dis3-e1527543065459.jpg
428:"ANAHEIM, CA - NOVEMBER 14: Emmy-nominated actress and singer Lea Michele performs the holiday favorite "Let It Snow" from Sleeping Beauty Castle at Disneyland Park in Anaheim, Calif., November 14, 2017, during a taping of "Disney Parks Magical Christmas Celebration." The star-studded Christmas special airs December 25 from 10 a.m.-12 p.m. EST on The ABC Television Network. (Photo by Matt Petit/Disney Parks via Getty Images)
12:"Getty Images

Për shumë nga fansat e filmave të animuar, bota e "Disneyland" mund të jetë destinacioni i preferuar për ta vizituar së paku njëherë.

Kështjellat mbretërore dhe maskotat e karaktereve të preferuar nga filmat e animuar, të japin ndjesinë sikur je vërtet brenda një bote magjike.

"Disneyland" mirëpret çdo vit me miliona njerëz, shumica prej të cilëve janë fëmijë të shoqëruar nga prindërit.

Mund të duket gjithçka përrallore, por fundja mbetet një vend pune për personat që punojnë aty, që ajo "botë" të jetë aq e ndezur.

Sipas Times, në Disney ka rreth 62.000 të punësuar, të cilët kanë një anë të errët të punës, ndryshe nga ajo që shohim ne.

Ata duhet tu përgjigjen dy rregullave bazë, dhe rregulli i parë është që kurrë dhe në asnjë lloj mënyre nuk duhet thënë "Nuk e di". Çfarëdo që të jetë pyetja, gjithnjë duhet të keni një zgjidhje për këtë çështje.

Nga mijëra vizitorë që shkelin në "Disneyland" çdo ditë, ka mes tyre shumë fëmijë që mund të bëjnë pyetje të çfarëdoshme, qoftë edhe idiote, mirëpo përgjigja asnjëherë nuk duhet të jetë "S'e di".

Shembulli konkret, nëse ndonjë nga punonjësit pyetet nga një vogëlushe se kur do të hajë darkë Hirushja, punonjësi duhet të improvizojë patjetër një përgjigje.

Dhe rregulli numër dy dhe shumë strikt i punëtorëve të "Disneyland" dhe që u vihet në duket, është që të mos harrojnë rregullin numër një. /Telegrafi/