Please enter at least 3 characters.

Dukagjini dhe Suhareka ndajnë pikët, barazim që i mban të dyja gjallë për objektivat

Dukagjini dhe Suhareka ka ndarë pikët pas rezultatit 1-1 në ndeshjen hapëse të javës së 29-të në Superligën e Kosovës. 

Ishte Suhareka që kaloi e para në epërsi ndaj Dukagjinit, kur në minutën e 11-të, Mevlan Zeka shënoi nga distanca për 1-0.

Por nuk vonoi shumë dhe klinasit e barazuan rezultatin.

Ishte një gabimi i rëndë i portierit Eurolind Avdimetaj që ka kushtuar me gol të pranuar, pasi goditjes së Faton Nezirit.

Pjesa e dytë edhe pse kishte raste, nuk solli ndryshim të rezultatit.

Dukagjini mbetet në vendin e shtatë me 36 pikë, ndërsa Suhareka është e nënta me 33 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore