Please enter at least 3 characters.

Dua Lipa merr vëmendje me fustanin transparent në pjesën e gjoksit, derisa shfaqet duke tymosur cigare në një nga daljet e fundit në Londër

2021/10/collage-2-6-scaled.jpg

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, duket se po kalon një kohë të mrekullueshme në Londër.

Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ndërsa vetëm në Instagram ndiqet nga mbi 73 milionë ndjerëz.

Zeshkania me këtë rast shpesh ndan me fansat imazhe e video të ndryshme dhe së fundmi nuk mungoi me disa të reja ku shfaqej nën shoqërinë e të motrës, Rina Lipa.

Dua Lipa (Foto: Instagram)

Motrat tashmë të famshme e të suksesshme shihet se kanë kaluar një mbrëmje të mirë së bashku e me miqtë e tyre të përbashkët.

“Është gjë londineze”, ka shkruar ajo referuar njerëzve dhe të gjithë atyre që jetojnë në Londër.

Dua Lipa (Foto: Instagram)

Në një nga pozat, 25-vjeçarja është shfaqur duke tymosur cigare ndërsa ka theksuar aksesorët ari dhe një unazë të dekoruar me flamurin e Britanisë së Madhe.

Lipa gjithashtu mori vëmendje me fustanin e shkurtër të zi, i cili ia vë në pah linjat trupore në pjesën transparente te gjoksi.

Dua Lipa (Foto: Instagram)

Ajo ndërkaq po shijon akoma suksesin e albumit të dytë të titulluar “Future Nostalgia”. /Telegrafi/