Please enter at least 3 characters.

Dua Lipa joshë nga Shanghai, sesion atraktiv në vaskë (Foto)

2017/05/dua-7-e1494315030635.jpg

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, vazhdon që të mahnitë me paraqitjet e saj publike.

Ajo së fundmi po qëndron në Shanghai ku po realizon një varg projektesh.

Bukuroshja nga Prishtina shfaqet një herë me një fanellë me animacion gazetash teksa shfaqet komplet e lagur, kurse në po të njëjtën formë ajo shfaqet në një bluzë të zezë me imazhe nga vaska.

Dua është lëvduar nga fansat e saj për paraqitjen e tillë, kurse ka nxitur një varg raportimesh nga mediat e huaja.

Ky sesion është realizuar nga Dominick Sheldon.

Dua Lipa së shpejti pritet të publikojë albumin e saj debutues për tregun amerikan. /Telegrafi/