Please enter at least 3 characters.

Dua Lipa e lumtur në krahët e të dashurit të ri

2019/07/dua2-1-e1562606176519-780x439-1-e1563444946201-780x439-1-e1563895813873.jpg

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe partneri i saj, Anwar Hadid, momentalisht janë një nga çiftet më të reja në botën e të famshmëve.

Yjet, të cilët e konfirmuan romancën e tyre javë më parë, po vazhdojnë të shijojnë çdo moment pranë njëri-tjetrit.

Ata janë parë duke ecur dorë për dore përreth Melrose, një javë pasi po darkonin së bashku në Malibu, shkruan DailyMail.

Dua Lipa dhe Anwar Hadid (Foto: Backgrid)

Kjo lidhje e artistes shqiptare pason pas asaj me kuzhinierin Isaac Carew, me të cilin nuk dhënë detaje rreth ndarjes së tyre.

Ndërkaq, 23-vjeçarja është duke punuar në albumin e ri, i cili pritet të prezantohet së shpejti para fansave të saj. /Telegrafi/