Please enter at least 3 characters.

Dua kalon shifrën prej 10 milionë ndjekësish në Instagram

2018/05/DuaLipaf-e1525642355820.jpg
243:"NEW YORK, NY - JANUARY 27: Recording artist Dua Lipa attends the Clive Davis and Recording Academy Pre-GRAMMY Gala and GRAMMY Salute to Industry Icons Honoring Jay-Z on January 27, 2018 in New York City. (Photo by Nicholas Hunt/Getty Images)
12:"Getty Images

Derisa ditët po kalojnë, popullariteti i Dua Lipës është në rritje të vazhdueshme.

Këngëtarja shqiptare tashmë e ka siguruar vendin në listën e yjeve të mëdha botërore dhe karriera e saj është në ngritje të përhershme.

Me projektet e saja muzikore, 22-vjeçarja po arrin suksese të jashtëzakonshme në të gjitha platformat ku dëgjohet muzika e saj.

Ndërkohë, ajo nuk i harron edhe fansat e saj në rrjetet sociale, të cilët i mban të informuar për përditshmërinë dhe karrierën e saj.

Kjo ka bërë që numri i ndjekësve në Instagram të kalojë shifrën prej dhjetë milionë, gjë që e ka gëzuar këngëtaren.

Vetë Dua ka bërë një postim që e ka shoqëruar me një fotografi për ta shënuar këtë arritje të rëndësishme.

"Fytyra ime kur e kuptoj se kam arritur 10 milionë ndjekës! Si ndodhi kjo? Ju jeni më të mirët, ju dua", ka shkruar këngëtarja në postimin e saj. /Telegrafi/