Please enter at least 3 characters.

Drogba konfirmon zyrtarisht pensionimin nga futbolli

2018/11/Drogba-1.jpg
298:"LONDON, ENGLAND - MAY 24: Didier Drogba of Chelsea celebrates with fans and the trophy after the Barclays Premier League match between Chelsea and Sunderland at Stamford Bridge on May 24, 2015 in London, England. Chelsea were crowned Premier League champions. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)
12:"Getty Images

Legjenda e Chelseat dhe Bregut të Fildishtë, Didier Drogba ka konfirmuar se po tërhiqet nga futbolli në moshën 40-vjeçare.

Ish-sulmuesi i Bregut të Fildishtë u paraqit për skuadrën e Phoenix Rising në sezonin 2018 në League Soccer League (USL), por nuk do të luajë më.

Rising, klub në të cilin Drogba është bashkëpronar, humbi në Louisville City në finalen e Kupës së SHBA-ve më parë këtë muaj dhe kjo ishte ndeshja e tij e fundit.

Drogba më herët tregoi se ky do të ishte viti i tij i fundit si profesionist dhe dy herë futbollisti më i mirë afrikan njoftoi të mërkurën mbrëma vendimin e tij.

"Pas 20 vjetësh, unë kam vendosur t'i jap fund karrierën time të të luajturit futboll", ka thënë fillimisht Drogba për SportshourBBC World Service.

"Kjo është mënyra më e mirë për t'i dhënë fund futbollit, për të ndihmuar disa talentë të rinj për t'u zhvilluar".

Drogba duke festuar titullin e vitit 2015 (Foto: Getty Images)

"Për të dhënë diçka në lojë ishte mënyra më e mirë për të përfunduar, pasi kam mësuar aq shumë në lojë", përfundoi sulmuesi.

Drogba fitoi katër tituj të Ligën Premier, katër FA Cup dhe tre kupa EFL, duke u bërë një legjendë e klubit Blu.

Ai gjithashtu shënoi penalltinë fituese në finalen e Ligës së Kampioneve të vitit 2012, duke mposhtur Bayern Munichun dhe duke fituar titullin e parë të Chelsea në garën më të madhe evropiane.

Drogba gjithashtu arriti në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës në dy raste dhe fitoi titullin e Superligës me Galatasaray pas largimit nga Chelsea në vitin 2012. /Telegrafi/