Please enter at least 3 characters.

Droga është gjetur gjatë kontrollit në dy banesa në Shkup

2024/03/screenshot_2024-03-31_125136-403149.png

MPB njofton se më 29/30 mars, Njësia për tregti të paligjshme në SPB Shkup ka kryer kontrolle me urdhër të gjykatës në dy banesa në zonën e Qendrës dhe Karposhit, ku janë gjetur dhe konfiskuar kokainë, marihuanë dhe dy peshore digjitale.

Siç kumtoi MPB-ja, L.J.(54) nga Shkupi gjatë kontrollit është privuar nga liria.

Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse, theksojnë nga MPB.