Drita vazhdon fuqishëm drejt titullit, i jep leksione Llapit
26/04/2026
Drita ka regjistruar fitoren e radhës, për t’i shkaktuar edhe më shumë telashe Llapit në luftën për mbijetesë.
Skuadra nga Gjilani arkëtoi pikët e plota me rezultat bindës 3-0, sfidë që e dominoi në të gjitha aspektet.
Besnik Krasniqi shënoi një gol të bukur për të kaluar Dritën në epërsi pas 21 minutave lojë.
Ndërsa, në fillimin e pjesës së dytë Abdoul Dante u përkujdes për golin e dytë (47’).
Fitoren e skuadrës së Zekirija Ramadanit e vulosi sulmuesi Veton Tusha pas një tjetër aksioni (73’).
Kësisoj, Drita shkon në kuotën e 57 pikëve ndërsa Llapi tani bie në vendin e nëntë me 33 sosh./Telegrafi/


