Please enter at least 3 characters.

Drita dhe Prishtina përballen në klasiken e futbollit kosovar, formacionet zyrtare

2023/08/Drita-Prishtina.png

Drita do të përballet me Prishtinën në kuadër të xhiros së 24-të në elitën e futbollit kosovar.

Dy rivalët e vjetër sa herë janë përballur nuk ka munguar spektakli dhe kjo ndeshje konsiderohet si klasikja e futbollit kosovar duke marrë parasysh edhe rivalitetin ndër vite që e kanë pasur dy skuadrat.

Gjilanasit synojnë të rikthehen te fitorja dhe të vazhdojnë garën për titull të kampionit, pasi humbjes befasuese nga Fushë Kosova javën e kaluar.

Në anën tjetër Prishtina fitoi ndaj Lirisë dhe synon që mos të mposhtet në Gjilan.

Formacionet zyrtare:Drita: Maloku, Be. Krasniqi, Mesa, Thaqi, Ovouka, Broja, Dabiqaj, Ajzeraj, Selmani, Prapashtica, Bl. Krasniqi.

Prishtina: Nika, Bytyqi, Limani, Useini, Muja, Islami, Hamiti, Pefqeli, Gashi, Kryeziu, Hyseni.

/Telegrafi/