Please enter at least 3 characters.

“Drenica lind edhe dylbera” - grafite në hapësirat publike në Drenas

2021/09/242036297_881814169439336_6318583326074430589_n.jpg

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist i ka mbushur me grafite hapësirat publike të Drenasit.

“Drenica lind edhe dylbera”, “Virgjëria është shpikje e burrave”, “Punëtorët punojnë, pronarët fitojnë”, “Ai që të rreh e ka vendin në burg, jo n’shpi”, janë disa nga grafitet që ky grup kanë shkruar nëpër muret e Drenasit.

“Muret e hapësirave publike të Drenasit u mbuluan sonte me mbishkrime të cilat targetojnë dhunën e shumëfishtë e të vazhdueshme që vajzat e gratë, lesbike e punëtore me apo pa kontratë pune e burrat gejë e të klasës punëtore e përjetojnë në Drenas e përtej”, thuhet në njoftimin në Facebook.

Sipas tyre, shtypja sistemike e cila vazhdon t’i lërë vajzat e gratë, punëtoret/ët e personat LGBTI+ në gjendje të mjerueshme, nuk do të durohet.

“Andaj edhe këto mesazhe, përmes përplasjes së të vërtetave të heshtura, thërrasin në revoltë e rezistencë kolektive”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/