Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli shpjegon strategjinë e klubit rreth blerjeve
17/09/2024
Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli përshkruan strategjinë e transferimeve në klub si pjesë e një 'procesi' për t'u fokusuar te lojtarët më të rinj me paga më të ulëta, por duke i trajtuar ata si një 'investim' i rëndësishëm. Ndeshja hapëse e Ligës së Kampionëve po zhvillohet mes PSV Eindhoven dhe Juventus në “Allianz Stadium” në Torino, ku “Zonja e Vjetër” po udhëheq me rezultat 2-0.Bianconerët janë rikthyer në Ligën e Kampionëve pas 684 ditësh, pasi u përjashtuan sezonin e kaluar nga garat evropiane për parregullsi financiare.“Unë nuk jam i ri në këtë turne, por të rikthehem në të për Juventusin është sigurisht emocionuese”, deklaroi Giuntoli për Sky Sport Italia.


