Please enter at least 3 characters.

Drejtori i CIA-s zbulon katër dobësitë e Putinit në agresionin rus në Ukrainë

2022/03/6b6ef0c5-6430-4755-84c7-c760282d15ad-1-scaled.jpg
340:"UNITED STATES - FEBRUARY 24: William Burns, nominee for Central Intelligence Agency director, testifies during his Senate Select Intelligence Committee confirmation hearing in Russell Senate Office Building on Capitol Hill in Washington, D.C., on Wednesday, February 24, 2021. (Photo By Tom Williams/CQ-Roll Call, Inc via Getty Images/POOL)
32:"CQ-Roll Call, Inc via Getty Imag

Presidenti rus Vladimir Putin është "i vendosur ta dominojë dhe kontrollojë Ukrainën" dhe shkoi në luftë bazuar në një sërë supozimesh që e shtynë atë të besonte se Rusia do të kishte një rezultat të favorshëm, pohoi sot drejtori i CIA-s, Bill Burns.

Putini besonte në supozimet se duke përdorur forcën, Ukraina lehtësisht mund të frikësohet.

Së dyti, Putin besonte se evropianët, veçanërisht francezët dhe gjermanët, ishin të shpërqendruar dhe urrejnë rrezikun, raporton cnn.

Së treti, ai besonte se e kishte "kalitur me sanksione ekonominë e vendit të tij” dhe kishte krijuar një arkë të madhe lufte për rezervat e valutës së huaj.

Dhe së katërti, ai ishte i bindur se kishte modernizuar ushtrinë dhe se ata ishin të aftë për një fitore të shpejtë me kosto minimale.

I pyetur se çfarë do t'i duhej Putinit për të ndryshuar kursin në Ukrainë, Burns ofroi një vlerësim të matur, duke thënë se "kjo është një çështje e bindjes së thellë personale për të".

Pandemia globale COVID-19 e ka bërë edhe më të vogël rrethin e tij, tha Burns gjatë një seance dëgjimore të Komitetit të Inteligjencës në Dhomë për kërcënimet në mbarë botën.

Burns më vonë parashikoi një "javë të shëmtuar" me "vëmendje të pakët për viktimat civile", duke pasur parasysh se Rusia nuk ka gjasa të jetë në gjendje të instalojë një regjim kukull ose një udhëheqje pro-ruse përballë kundërshtimit nga populli ukrainas. "Ukrainasit do të vazhdojnë të rezistojnë ashpër dhe efektivisht", shtoi ai. /Telegrafi/