Draxler nuk e përjashton mundësinë e kalimit te Bayerni
26/02/2014
20-vjeçari është i kërkuar sidomos nga Chelsea dhe Arsenali, ndërsa së fundmi drejtori sportiv i bavarezëve, Matthias Sammer, pranoi se klubi i tij është i interesuar për gjermanin.
“Do të preferoja të mos i komentoj këto spekulime. Shikoni se çfarë ndodhi me Manuel Neuer”.
“Ai ishte qind për qind i bindur se asnjëherë nuk do t’i bashkohej Bayernit, por pasi luajti pesë vjet, e ndryshoi mendjen”.
“As unë nuk mund të them se çfarë do të bëj pas pesë, gjashtë apo dhjetë vitesh”, ka deklaruar Draxler për Der Westen. /Telegrafi/


