Please enter at least 3 characters.

Drama në Nigeri: Disa njerëz rrëmbehen, një u vra

2021/04/np_file_82786-870x489-1.jpeg
213:"FILE PHOTO: Rohingya refugees sit on wooden benches of a navy vessel on their way to the Bhasan Char island in Noakhali district, Bangladesh, December 29, 2020. REUTERS/Mohammad Ponir Hossain/File Photo/File Photo
7:"REUTERS

Rrëmbyesit vranë një person dhe rrëmbyen një numër të panjohur studentësh nga Universiteti i Greenfield në Kaduna në Nigerinë veriperëndimore, njoftoi policia.

Që nga dhjetori i kaluar, grupet e armatosura terroriste kanë sulmuar vazhdimisht shkolla dhe kolegje gjersa kanë rrëmbyer rreth 700 të rinj duke kërkuar shpërblim.

Policia dhe qeveria janë pothuajse të pafuqishme për të ndaluar sulme të tilla terroriste në valën e krimit në rritje në Nigeri, raporton reuters.

"Një zyrtar i Universitetit u qëllua për vdekje, por ende nuk dihet me siguri se sa studentë u rrëmbyen gjatë sulmit të djeshëm", tha zëdhënësi i policisë Muhamed Jalidze.

Sidoqoftë, një punonjës në Universitetin e Greenfield, i cili kërkoi të jetë anonim, pretendon se 17 të rinj u rrëmbyen. /Telegrafi/