Please enter at least 3 characters.

Dos Santos është operuar me sukses pas lëndimit të tmerrshëm

2019/09/GiovaniDosSantoslendim-2.jpg
276:"MEXICO CITY, MEXICO - SEPTEMBER 28: Giovani Dos Santos #10 of America reacts during the 12th round match between America and Chivas as part of the Torneo Apertura 2019 Liga MX at Azteca Stadium on September 28, 2019 in Mexico City, Mexico. (Photo by Hector Vivas/Getty Images)
12:"Getty Images

Futbollisti meksikan, Giovani dos Santos, i ka falënderuar fansat për mbështetjen që i kanë dhënë në momentet e vështira pas lëndimit të frikshëm në Liga MX.

Pas katër viteve të kaluara në MLS te LA Galaxy, në korrik të këtij viti, sulmuesi u transferua te Club America, ndërsa gjatë qëndrimit në Amerikë kishte pasur probleme me lëndime.

Megjithatë, ai nuk ka mundur tra parashikonte ndërhyrjen e mbrojtësit të Chivas Guadalajara, Antonio Bresino, që ishte brutale.

Si pasojë e asaj ndërhyrjeje, 30-vjeçari pësoi edhe një plagë në muskulin kuadriceps të kofshës dhe u desh t'i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjike për ta mjekuar.

Lëndimi i tij nuk është aq serioz sa ishte menduar në fillim, pasi të gjithë mendonin se ka pësuar frakturë në gju.

Porse ekzaminimet mjekësore treguan se nuk ka thyerje të ashtit dhe se pritet që Dos Santos të kthehet në fushë pas gjashtë javësh. /Telegrafi/

(Foto: Manuel Velasquez/Getty Images/Guliver)