Please enter at least 3 characters.

Dortmundi nuk i ndahet Bayernit, fiton me lehtësi ndaj Wolfsburgut

2020/05/GettyImages-1214801331.jpg
330:"WOLFSBURG, GERMANY - MAY 23: Referee Daniel Siebert gestures to Maximilian Arnold of Wolfsburg as he bumps elbows with Mats Hummels of Borussia Dortmund during the Bundesliga match between VfL Wolfsburg and Borussia Dortmund at Volkswagen Arena on May 23, 2020 in Wolfsburg, Germany. (Photo by Michael Sohn/Pool via Getty Images)
32:"Michael Sohn/Pool via Getty Imag

Borussia Dormtundi e ka marrë edhe fitoren e dytë pas rikthimit të Bundelsigës që ishte ndërprerë shkaku i coronavirusit.

'Verdhezinjtë' e kanë mposhtur në udhëtim Wolfsburgun me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 27 në ligën gjermane.

Golin e parë për mysafirët e shënoi Raphael Guerreiro në minutën e 32-të, ku u asistua nga Thorgan Hazard, për të shkuar kështu në pushimin e pjesës së parë me epërsi.

Wolfsburg vs Dortmund (Foto: Michael Sohn/Pool via Getty Images/Guliver)

Edhe 45 minutëshi i dytë ishte më i mirë për Dortmundin, që krijuan disa raste për gol.

Por, ishte minuta e 78-të kur Acharf Hakimi e dyfishoi rezultatin për skuadrën e tij, me një shërbim mjaftë të mirë nga Jadon Sancho.

Wolfsburg vs Dortmund (Foto: Michael Sohn/Pool via Getty Images/Guliver)

Më pas, vendasit mbetën me një lojtar më pak në fushë, pasi Felix Klaus (82') u përjashtua nga loja me karton të kuq.

Pas javës së 27, Dortmundi gjendet në pozitën e dytë me 57 pikë, një më pak se Bayn Munich që është lider, gjersa në xhiron e 28-të do të takohet pikërisht me Bavarezët për kreun e tabelës. /Telegrafi/