Please enter at least 3 characters.

Dortmundi gati ta mbajë Sanchon duke i ofruar një pagë mega të lartë

2020/06/GettyImages-1249449273.jpg
242:"DUESSELDORF, GERMANY - JUNE 13: Jadon Sancho of Dortmund gestures during the Bundesliga match between Fortuna Duesseldorf and Borussia Dortmund at Merkur Spiel-Arena on June 13, 2020 in Duesseldorf, Germany. (Photo by Lars Baron/Getty Images)
12:"Getty Images

Jadon Sancho mund të qëndrojë te Borussia Dortmund përkundër interesimit nga skuadrat më të mëdha evropiane.

Nën kampioni i Gjermanisë i ka bërë të qartë ekipeve të interesuara se nuk do ta lejoj largimin e anglezit pa u paguar shuma prej 130 milionë eurove.

Real Madrid, Manchester United, Chelsea, Manchester City, Liverpool e Paris Saint Germain janë skuadrat e interesuara për yllin anglez.

Megjithatë Dortmundi po përgatitet ta mbajë në skuadër Sanchon duke i ofruar kontratë të re.

Jadon Sancho . (Photo by Friedemann Vogel/Pool via Getty Images)

Ka qenë prestigjiozja gjermane Sport Bild që ka raportuar se verdhezinjtë i kanë ofruar një kontratë të re e cila do ta mbante atë në ‘Signal Iduna Park’ deri në verën e vitit 2025.

Sancho aktualisht fiton gjashtë milionë euro në sezon, ndërsa Dortmundi me kontratën e re i ka ofruar 10 milionë euro në sezon plus bonuse.

20-vjeçari është i lidhur me klubin dhe nuk është befasi nëse vazhdon qëndrimin aty.

Nga ana tjetër Dortmund i ka bërë të qartë ekipeve se pa 130 milionë euro Sancho nuk largohet.

Verdhezinjtë janë në favor të mirë për të kërkuar para pasi kontrata aktuale e anglezit me ta skadon në verën e vitit 2022.

Djajtë e Kuq mbetën ekipi favorit për të nënshkruar me sulmuesin anësor, mirëpo Sancho do të pranonte kalimin në Old Traford vetëm nëse United siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve për edicionin e ri. /Telegrafi/