Please enter at least 3 characters.

Dortmund në bisedime të avancuara me përfaqësuesit e Robin Gosens

2021/07/skysport_de-robin-gosens-dfb_5412651.jpg

Robin Gosens do të largohet nga Atalanta gjatë afatit kalimtar veror, pas katër viteve qëndrim në Bergamo.

Mbrojtësi gjerman ka shkëlqyer në vitet e fundit në Serie A, por edhe me Kombëtaren e Gjermanisë në Kampionatin Evropian, Euro 2020.

Falë paraqitjeve fantastike të tij, shumë skuadra të mëdha janë futur në garë për të nënshkruar me anësorin.

Juventus, Inter, Bayern Munich, Barcelona e Borussia Dortmund janë skuadrat e mëdha që duan shërbimet e tij.

Por sipas mediave gjermane, Dortmund po shihet si favorit, pasi tanimë janë në bisedime të avancuara me përfaqësuesit e lojtarit.

Gosens ka dhënë dritën e gjelbër për tu rikthyer në Gjermani dhe për të luajtur me Dortmundin, derisa marrëveshja duket shumë afër.

Nga ana tjetër Atalanta janë gati ta shesin yllin e skuadrës nëse vije një ofertë mbi 30 milionë euro. /Telegrafi/