Donat Rrudhani i jashtëzakonshëm, shënon supergol për Sionin
09/08/2026
Mesfushori Donat Rrudhani po e rigjen më së miri formën që e kishte dikur, ku ka gjetur sërish rrjetën për Sionin.
Për të dytën ndeshje radhazi, ylli i Kosovës ka arritur të gjejë golin në Superligën e Zvicrës.
Këtë herë, Rrudhani realizoi një eurogol nga distanca me një vollej të fuqishme, ku portieri mbeti plotësisht i shtangur vetëm duke e shikuar topin.
Ndërkohë, nëse vazhdon me këtë formë atëherë Rrudhani patjetër do të jetë opsion për Franco Fodan, sidomos pas një mungesë – ku emrin e tij e kemi parë vetëm në listën e gjerë./Telegrafi/


