Please enter at least 3 characters.

“Dome”, një shfaqje aktori: Enver Hyseni në një akt rrëfimi

2019/01/WhatsApp-Image-2018-12-30-at-21.51.47-e1546941348356.jpeg

Monodrama me tekst e regji të Stefan Capalikut do të ngjitet më 12-13 janar, në skenën e Teatrit Eksperimental Kujtim Spahivogli, nën interpretimin e aktorit të Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, Enver Hyseni.

Shkrimi i kësaj vepre është produkt i një vëmendje të zgjuar gjatë bisedave të gjata mes autorit dhe aktorit ndër procese pune apo ndenje të rastësishme.

Ajo që i ka bërë përshtypje autorit gjatë këtyre bisedave ka qenë gjithmonë sinqeriteti i thellë me të cilin Enver Hyseni tregonte aspekte të ndryshme të jetës së vet, që rrinin të lidhura ngushtë me epokën, së cilës i përkisnin.

Çapalikut i ka lënë përshtypje edhe thjeshtësia e tregimit e veçanërisht mungesa e mllefeve dhe inateve.

Si çdo person tjetër, Enver Hyseni e ka jetuar kohën e vet - herë ndër margjina e herë në kryeradhë; e ka jetuar brenda tragjizmit dhe komikes; e ka jetuar në varfëri dhe në lavdi; vetëm dhe me shokë; me mish e me shpirt.

Pra, autori ka dashur të shkruajë e më vonë të ndërtojë një shfaqje të thjeshtë, “shfaqje aktori”, një shfaqje që të ngjasojë si një akt rrëfimi, pse jo edhe kërkimi ndjesë, si një gjest që kaq shumë i mungon shoqërisë sonë. /Telegrafi/