Please enter at least 3 characters.

Do të nënshkruhet marrëveshje UEJL - Ministria e Arsimit dhe Shkencës

2016/01/thellohen-ndasit-euml-etnike-n-euml-arsim_hd.jpg

Në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL) do të nënshkruhet, nesër pasdite, një marrëveshje bashkëpunimi, ndërmjet UEJL-së dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga UEJL-ja, marrëveshja do të nënshkruhet në kampusin e këtij universiteti në Shkup, ndërkaq nënshkrues të saj do të jenë rektori i UEJL-së Zamir Dika, ministri i Arsimit i Maqedonisë, Pishtar Lutfiu. I ftuar në këtë ceremoni është edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i Kosovës, Arsim Bajrami./Telegrafi/