Please enter at least 3 characters.

Dita Nacionale e Zvicrës, Haradinaj: Ishte strehë e shumë shqiptarëve në kohë të vështira historike

2023/04/intervista-me-Ramush-Haradinaj-foto-Ridvan-Slivova-10-e1699390562555.jpg

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar Zvicrën me rastin e Ditës Nacionale të saj.

Haradinaj ka thënë se Zvicra ishte strehë e shumë shqiptarëve në kohë të vështira historike.

"Zvicra ka qenë strehë e shumë shqiptarëve në kohë të vështira historike, dhe sot me të drejtë vazhdon të jetë shtëpia e dytë e shumë bashkatdhetarëve tanë", ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt: Në Ditën Nacionale të Zvicrës, shpreh urimet më të përzemërta për këtë vend mik.Zvicra ka qenë strehë e shumë shqiptarëve në kohë të vështira historike, dhe sot me të drejtë vazhdon të jetë shtëpia e dytë e shumë bashkatdhetarëve tanë.Kosova mbetet e vendosur për thellim të marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Në të njëjtën kohë jemi mirënjohës dhe falënderues për kontributin e jashtëzakonshëm që Zvicra ka dhënë në secilën etapë të historisë sonë.Urime!. /Telegrafi/