Please enter at least 3 characters.

Dita e Tokës në Suharekë, kryetari Muharremaj fton qytetarët në aksion pastrimi

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që Ditën e Tokës ta shënojnë me aksione pastrimi në lokalitetet e tyre.

Sipas tij, aksioni i pastrimit për një mjedis të pastër në këtë komunë nis të martën nga ora 9:00.

“Komuna e Suharekës ju fton në një ditë veprimi për një ambient më të pastër dhe një qytet më të shëndetshëm. Angazhohemi në secilin fshat e secilën lagje. Në çdo pjesë të territorit të Komunës sonë nga ora 09:00, më 22.04.2025”, ka bërë të ditur ai, raporton Telegrafi.

Me këtë rast ka ftuar qytetarët pa dallim që të tregojnë shembullin e kujdesit për vendin e tyre.

“Nxënës e mësues, të rinj e të moshuar, biznese, mjekë, sportistë, institucione, të gjithë qytetarët pa dallim. Ejani të japim shembullin më të mirë të bashkëpunimit dhe kujdesit për vendin tonë. Mjedisi është shtëpia jonë e përbashkët – le ta pastrojmë me dashuri dhe përkushtim. Merrni dorezat, thasët dhe energjinë pozitive – dhe bashkohuni!”, thuhet në thirrjen e kryetarit Muharremaj, raporton Telegrafi.

Dita e Tokës shënohet çdo vit më 22 prill për të rritur ndërgjegjësimin në të gjithë globin për nevojën e mbrojtjes së mjedisit. /Telegrafi/