Please enter at least 3 characters.

Distria vazhdon shkëlqimin, e bronztë në Baku

2016/01/distria-vazhdon-shk-euml-lqimin-e-bronzt-euml-n-euml-baku_hd.jpg

Në kategorinë 52 kilogramë, Distria kaloi në rrethin e dytë pa meç, ndërsa aty e mposhti spanjollen Laura Gomez.

Në betejën për vendin e parë në grup, ajo u mund nga rumunia Andreea Chitu, por iu ofrua mundësia për repasazh, duke e mundur fillimisht izraeliten Gili Cohen, e më pas finlandezen Janna Sundberg, për t’ia sjell Kosovës medaljen e bronztë, shkruan Zëri.

Ndërkohë, Nora Gjakova humbi në duelin e parë, duke u eliminuar nga gjermania Viola Waechter. Kurse, Akil Gjakova do të përballet me koreanin Joo-Jin Kim, në xhiron e parë