Please enter at least 3 characters.

Dimitrov: Ndërtojmë të ardhmen tonë si partner strategjik të SHBA-ve si NATO aleatë

2018/11/Nikolla-Dimitrov-me-llogo.jpg

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot priti sekretarin shtetëror të SHBA-ve, Mike Pompeo në Ohër.

Dimitrov priti Pomepon tek aerporti i Ohrit, që më pastaj Pomepo të takohet me kryetarin Pendarovski dhe kryeministrin Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në rrjetin e tij social 'Twitter' ai pas arritjes së Pompeos shkroi: "Para 25 viteve u hap Zyra për lidhje të SHBA-ve në Shkup. Sot, ne e ndërtojmë të ardhmen si partnerë strategjik dhe aleatë të NATO-s. Kisha nderin ta mirëpres Mike Pompeon në Maqedoninë e Veriut"./Telegrafi/