Dimitriev dhe Gruevski vizituan rajonet e goditura nga moti i ligë
07/08/2016
Kryeministri Emil Dimitriev, si edhe kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, i kanë vizituar vendet e prekura nga vërshimet e mbrëmshme, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ata janë të shoqëruar nga ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov, dhe ai i punës dhe politikës sociale, Dime Spasov, të cilët i kanë informuar Dimitrievin dhe Gruevskin për ndihmën që u është ofruar banorëve të Stajkovcit, Hasanbegut, Inxhikovës dhe pjesëve tjera.
Gruevski ka sugjeruar reagimin sa më të shpejtë në mënyrë që të sigurohen dhe të ofrohen ndihma. Ndryshe, Gruevski dhe Dimitriev i ndërprenë pushimet e tyre për t'u kthyer dhe për të parë nga afër situatën./Telegrafi/


