Please enter at least 3 characters.

Dime Spasov është vlerësuar politikani më i keq për vitin 2016 nga media!

2016/01/dime-spasov-q-euml-prej-10-muajsh-nuk-ka-shqyrtyar-asnj-euml-ankes-euml-t-euml-qytetar-euml-ve_hd.jpg

Në vitin i cili kaloi, ministri 'i dashur' për kritika ishte Dime Spasov, por jo për politikat e tij dhe vendimet në Ministrinë për Punë dhe Politkë Sociale, por për dy aksidentet e tij, ikja nga policia dhe shumë procedura dyshimi të cilat ngritën zemërim te opinioni, përcjell Telegrafi Maqedoni nga Pozitiv.

Pikërisht për këtë të gjithë kritikat dhe mediumet opozitare njëzëri e quajtën ministri më i keq ose më 'baksuz' për 2016.

Përveç se mbeti pa funksion, e cila ishte në përputhje me Marrëveshjen e Përzhinos, ku i'a 'mori' Frosina Remenska nga LSDM, por ai edhe në jetën e tij private ka përjetuar momente të papëlqyeshme.

Kujtojmë se OBRM-PDUKM nuk e ka vendosur në listën e kandidatëve për deputetë, shkruan Faktor.

Spasov, vitin 2016, mund ta kujtojë si vitin që e ka vulosur karrierën politike ende para se vërtetë të fillojë. /Telegrafi/