Please enter at least 3 characters.

Dikur ishte biondja më e famshme dhe femra më atraktive në botë - Pamela Anderson ka mbushur 51 vjet

2018/07/Pamela-2-e1530488551360.jpg
212:"COLOGNE, GERMANY - SEPTEMBER 13: Pamela Anderson arrives for a photocall for the show 'House of Mystery' by Illusionist Hans Klok on September 13, 2017 in Cologne, Germany. (Photo by Andreas Rentz/Getty Images)
12:"Getty Images

Biondja më e famshme në botë dhe lepurushja e dikurshme e Playboy, Pamela Anderson, ka mbushur 51 vjet.

Në kohën e transmetimit të serialit "Baywatch", aktorja ishte një prej femrave më të përfolura në botë.

(Foto: Getty Images)

Format e saja trupore ishin vazhdimisht pjesë e faqeve rozë, ndërkohë që ajo shfaqej me kostum larjeje si roje plazhi.

Ndërsa edhe pas shumë vitesh, Pamela ka vazhduar të jetë njëra prej femrave më atraktive në botë.

Edhe tash si 51-vjeçare, ajo vazhdon të zbukurojë ballinat e revistave të njohura, ndërsa merr vëmendjen e gjinisë së fortë.

(Foto: Getty Images)

Krahas karrierës hollivudiane, Pamela mori vëmendje edhe kur pozoi për revistën e famshme për meshkuj, Playboy.

Për më shumë, jeta e saj private ka qenë e mbushur me skandale të ndryshme, duke përfshirë periudhën e martesës me Tommy Lee, me të cilin xhiruan një video pornografike. Ajo ka qenë e martuar edhe me rokerin tjetër, Kid Rock.

 në vitin 2017 (Foto: Getty Images)

Aktualisht spekulohet se Anderson është në lidhje me futbollistin Adil Rami. /Telegrafi/