Please enter at least 3 characters.

Digjet sërish deponia "Vardarishte" Shoqatat reagojnë për ndotjen e ajrit në Shkup

Deponia e Vardarishtit sot është përfshirë sërish nga zjarri, duke rikthyer shqetësimin për ndotjen e ajrit në Shkup.

Nga Shoqata “Stop për Vardarishtin” njoftuan se pas protestave dhe presionit publik në fund të vitit të kaluar, situata ishte qetësuar për disa muaj, por sot qytetarët po përballen sërish me tym, ndotje, erë të rëndë dhe rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin.

Ata paralajmërojnë se ky është “paralajmërimi i fundit” dhe nëse nuk respektohen marrëveshjet për t’i dhënë fund ndotjes dhe nëse përsëriten djegiet, do të rikthehen protestat dhe bllokadat.

Shoqata u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të reagojnë urgjentisht dhe me seriozitet maksimal, ndërsa nga Ministria e Punëve të Brendshme kërkojnë rikthimin e pranisë policore në deponi.

“Nuk do të lejojmë që Vardarishti të helmojë sërish Shkupin”, thuhet në reagimin e tyre.