Digjet një fermë në Shkup
02/03/2016
Në mëngjesin e hershëm të ditës së sotme, pak pas mesnate, ka shpërthyer një zjarr në një fermë në fshatin Bardovcë të qytetit të Shkupit, transmeton Telegrafi.
Sipas policisë, zjarri ka shpërthyer në fermën me pronarë Ll, B, për arsye deri tani të panjohura, ndërkaq kanë pësuar dy derra dhe një qen, të cilët kanë ngordhur. Zjarri është shuar nga ekipet e zjarrfikësve./Telegrafi/


