Please enter at least 3 characters.

DiCaprio me personalitet të shumëfishtë në filmin e ri

2016/01/leonardodicaprio.jpg
166:"This film publicity image released by Warner Bros. Pictures shows Leonardo DiCaprio as Jay Gatsby in a scene from "The Great Gatsby." (AP Photo/Warner Bros. Pictures)
2:"AP

Leonardo DiCaprion do ta shohim me 24 personalite të ndryshme në rolin e tij më të ri për filmin “The Crowded Room”.

Sipas raportimeve, thuhet se aktori i ka vënë syrin këtij roli tash e 20 vite – rolin e Billy Milligan, i cili ishte personi i parë që ka përdorur personalitetin e shumëfishtë si mbrojtje në gjykimin e tij.

DiCaprio gjithashtu do të jetë producent i filmit që e ka marrë në dorë New Regency, ndërsa Jason Smilovic dhe Todd Katzberg janë përzgjedhur për të shkruar skenarin e adaptuar nga libri i Daniel Keyes “The Minds of Billy Milligan”, transmeton Koha.net.

I publikuar në vitin 1981, libri tregon për historinë e Milligan, duke përfshirë edhe ditët e tij në gjykatë, pasi është denoncuar për vjedhje dhe dhunim të tri femrave.