Diaz i tregon Realit: Dua të mbetem në Madrid
243:"GETAFE, SPAIN - APRIL 25: Brahim Diaz of Real Madrid CF controls the ball during the La Liga match between Getafe CF and Real Madrid CF at Coliseum Alfonso Perez on April 25, 2019 in Getafe, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
Brahim Diaz (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
13/05/2019
Brahim Diaz e ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë me Real Madridin në sezonin e ardhshëm.
Mesfushori spanjoll shënoi golin e tij të parë për klubin spanjoll në humbjen e të dielës në Real Sociedad pasi luajti si titullar nën urdhrat trajnerit, Zinedine Zidane.
Megjithatë, zërat për një largim të tij nga Santiago Bernabeu nuk janë ndalur asnjëherë pasi sulmuesi nuk ka pasur minuta të mjaftueshëm.
I pyetur për largimin dhe huazimin e tij në sezonin e ardhshëm, Diaz tha se dëshiron të mbetet ende te Reali.
"Dua të qëndroj në Madrid, dhe dua të luaj në klubin më të mirë në botë”.
"Jam në Madrid dhe dua të luaj në Madrid".
"Ju mund të flisni për shumë lojtarë këtu, pasi niveli është shumë lartë, por ne jemi të lumtur", ka thënë Diaz. /Telegrafi/


