Please enter at least 3 characters.

Dhurata Dora bëhet Ambasadore e Vullnetit të Mirë të SOS Fshatrave të Fëmijëve në Kosovë

2021/11/vovovov.jpg

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, nga sot (e mërkurë) është bërë zyrtarisht Ambasadore e Vullnetit të Mirë të SOS Fshatrave të Fëmijëve të Kosovës.

Ajo ka realizuar një vizitë të veçantë në SOS Fshatin e Fëmijëve në Prishtinë, ku i ka gëzuar fëmijët me prezencën e saj.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë publikuan disa fotografi nga takimi i sotëm i fëmijëve me këngëtaren, të cilët edhe kanë dhuruar një shfaqje të përgatitur për të pranishmit në event.

Ky është shkrimi i tyre i plotë (pa ndërhyrje):"Dhurata Dora, Ambasadore e Vullnetit të Mirë e SOS Fshatrave të Fëmijëve Kosovë.
Miqtë dhe donatorët e SOS Fshatrave të Fëmijëve Kosovë u mblodhën sot për të shënuar miqësinë, miqësi kjo e cila në vazhdimësi është forcuar, sidomos gjatë periudhës së vështirë me pandeminë e kur ne kishim nevojë më shumë se asnjëherë për përkrahje. Në ngjarjen e organizuar në SOS Fshat nën emrin "Miq Përgjithmonë", Drejtori Nacional i SOS Fshatrave të Fëmijëve, Znj. Nezahat Ramadani Salihu falënderoi miqtë tanë që na u gjenden pranë në ditë të vështira.E përveç falënderimeve për miqtë tanë, kishim kënaqësinë që të kemi edhe artisten Kosovare, këngëtaren tanimë me famë botërore, Dhurata Dora. Gjatë kësaj ngjarje, Dhurata, si një mike e kamotshme e SOS Fshatit na nderoi duke pranuar që të bëhet Ambasadore e Vullnetit të Mirë të SOS Fshatrave të Fëmijëve Kosovë, dhe të bëhet zëri i fëmijëve tanë për një të ardhme më të mirë.Në një fjale rasti, Dhurata nën emocione tha se është nder dhe privilegj që të bëhet zëri i SOS Fshatrave të Fëmijëve. Ajo theksoi se secili duhet të angazhohet që fëmijët të jenë thjeshtë fëmijë edhe të ndjekin ëndrrat e tyre.Për përkrahjen ndër vite, folën edhe Begym Uzun nga Limak Kosovo dhe Vllanzim Osmani nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës, ku ndanë përvojat e tyre rreth përkrahjes që kanë ofruar ndër vite për SOS Fshatin.E dy moderatorët e rijnë pjesë të projektit #YEEP, Adelajda dhe Vigani me shumë profesionalizëm dhe qetësi e moderuan këtë ngjarje.E këtë takim mes miqsh, e shfrytëzuam që të bëjmë edhe hapjen e këndit për donacione, "Gifts4Kids" ku njerëzit vullnet mirë mund të dhurojnë për fëmijët tanë dhe po ashtu të marrin mbrapa një dhuratë simbolike si shenjë falënderimi për kontributin e tyre.Shumë nga punimet që gjenden në këndin e donacionit janë punë dore e fëmijëve tanë përmes punëtorisë “Made in Kosova” dhe punime të tjera të bëra nga duart e arta të përfituesve tanë.Artistët e Shkolla e Muzikës "Amadeus" Music School performuan për miqtë tanë përderisa balerinat e talentuara të Studio Baleti "Behia's Dance" na nderuan me një pikë baleti.E në fund fare, mes shume diskutimeve për bashkëpunime dhe përkrahje, Sidorela, Durimi dhe Arbnor, më këngë të vjetra qytetare dhe me një performance të jashtëzakonshme u kujdesen që miqtë tanë të shijojnë një pasdite të këndshme në ambientet tona", shkruan SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë. /Telegrafi/