Please enter at least 3 characters.

Dhjetë organet më të rënda në trupin tonë: Vetëm një organ peshon gati pesë kilogramë!

2021/06/Doctor-teaching-using-Anato.jpg
9:"544973088

Sa është pjesëmarrja e organeve të ndryshme në trupin tonë në peshën totale?1. LëkuraPesha– 4,535 gram.

Roli - Mbron trupin nga depërtimi i substancave të dëmshme dhe i lagështisë. Prodhon vitaminën D. Mban temperaturën e trupit. Ka mbaresa nervore që dërgojnë informacione rreth stimujve, transmeton Telegrafi.

2. MëlçiaPesha - 1,560 gram.

Roli - Zbërthen substancat toksike. Prodhon hormone, proteina dhe kimikate që marrin pjesë në tretje. Mirëmban rezervat e glikogjenit.

3. TruriPesha - 1,500 gram.

Roli - Është përgjegjës për menaxhimin e trupit, vetëdijes dhe koordinimin e përgjigjeve ndaj stimujve nga mjedisi i jashtëm.

4. MushkëritëPesha - 1,300 gram.

Roli– Grumbullojnë oksigjen, i cili më vonë bartet në të gjitha pjesët e trupit. Liron dyoksid karbonin që prodhohet në trup.

5. ZemraPesha- 300 gram.

Roli - Pompon gjakun me oksigjen nga mushkëritë dhe e shtyn atë në të gjitha pjesët e trupit. Pompon gjak pa oksigjen dhe e fut në mushkëri.

6. VeshkatPesha - 260 gram (çift).

Roli - Largon materialet e mbetura. Rregullon mbajtjen e ujit dhe natriumit në trup. Pastron gjakun. Prodhon urinë dhe hormone.

7. ShpretkaPesha - 175 gram.

Roli - Pastron gjakun. Mban rezervat e gjakut. Riciklon hekurin. Krijon antitrupa, largon bakteret.

8. PankreasiPesha - 70 gram.

Roli - Prodhon insulinë dhe glikogjen. Sekreton enzimat që ndihmojnë në thithjen e lëndëve ushqyese në zorrën e hollë.

9. Gjëndra tiroidePesha - 20 gram.

Roli – Rregullon shpenzimin e energjisë në trup dhe ndjeshmërinë e hormoneve. Krijon albumina.

10. ProstataPesha – 11 gram.

Roli - Sekreton lëngun që përbën 50 deri 75 për qind të vëllimit të spermës.

/Telegrafi/