Please enter at least 3 characters.

Dëshira e fundit që la të gjithë pa fjalë, mijëra dollarë bien nga qielli në Detroit

Në Detroit, një ngjarje e pazakontë ndodhi kur një helikopter hodhi mijëra dollarë në rrugë, jo si një reklamë, por për të përmbushur dëshirën e fundit të një pronari lavazhi veturash që kishte ndërruar jetë nga Alzheimer.

Pronari i ndjerë i lavazhit, Darrell “Plant” Thomas, kishte shprehur dëshirën që pas vdekjes së tij, lekët e tij të shpërndaheshin mbi komunitetin që e kishte dashur.

Djali i tij, i njohur si “Smoke”, organizoi eventin me një helikopter që shpërndau para në pjesën lindore të Detroit si një nderim për shpirtin e të atit.

Edhe pse trafiku u ndal në të gjashtë korsitë dhe njerëzit vrapuan për të mbledhur paratë, atmosfera ishte e qetë.

Policia mbërriti rreth 30 minuta më vonë për të mbyllur përkohësisht rrugën dhe për të shtuar sigurinë.

"Detroit, ju të gjithë mund të mos e dini kush ishte babai im, por ai ishte një baba i shkëlqyer", tha Smoke.

"Në komunitetin e tij ai ishte një legjendë dhe ai i bekoi të gjithë dhe ky ishte bekimi i tij i fundit për të gjithë. Kaq ishte." /Telegrafi/