Please enter at least 3 characters.

Deputeti i LVV-së thotë se nuk janë tërhequr nga propozimi që Albulena Haxhiu të jetë kryeparlamentare

2020/10/mefail-bajqinovci-696x355-1.jpg

Deputeti i LVV-se, Mefail Bajqinovci ka thënë se presin që të ketë zhbllokim të institucioneve, ndërsa kritikoi LDK për refuzimin e ftesës që i është bërë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Kështu deklaroi deputeti para mediave.

“Shpresoj të zhbllokohen institucionet. Po e shohim që LDK ka qëndrim kundër, duke e ditur se nuk ka lider të takohet. Nuk ka asnjë mundësi të ketë takim me Kuritn, për të zhbllokuar institucionet”, tha ai.

Bajqinovci tha se nga takimi Kurti-Krasniqi, presin zhbllokim të institucioneve.

Ai tha se nuk janë tërhequr nga propozimi që Albulena Haxhiu të jetë kryeparlamentare. /Telegrafi/