Depp e Paradis nuk do të martohen
23/05/2011
Ylli i filmit “Pirates of the Caribbean” ka dy fëmijë me aktoren franceze, ndërsa thotë se nuk mendon që t’i propozojë martesë, sepse raportet e tyre janë të shkëlqyera.
“Asnjëherë nuk jemi martuar dhe kështu do të qëndrojë, tash për tash. Siç ka thënë njëri prej presidentëve tanë: ‘Nëse nuk është e thyer, mos e rregullo’”.
“Ne vetëm nuk e kemi bërë betimin e madh publik. Nuk duket e domosdoshme për ne. Tjerët ndoshta dëshirojnë të shkojnë drejt altarit- ne nuk duam”, ka shpjeguar Depp për revistën amerikane OK!. /Telegrafi/


