Please enter at least 3 characters.

Depay zëvendësues i Manes te Liverpooli

2019/05/Memphis-Depay.jpg
243:"LIVERPOOL, ENGLAND - OCTOBER 19: Memphis Depay of Lyon during the UEFA Europa League group E match between Everton FC and Olympique Lyon at Goodison Park on October 19, 2017 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Gareth Copley/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpool dërgoi skautë për ta parë Memphis Depayn në aksion në ndeshjen e Lyonit kundër Marseillet.

Jurgen Klopp është duke kërkuar ish-sulmuesin e Manchester United, i cili këtë sezon ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë 13 asistime.

Sipas Mercato 365, futbollisti mund të vendos për një kthim në Ligën Premier gjatë verës pas një forme mbresëlënëse këtë vit te skuadra franceze.

(Foto by Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Ylli holandez nuk arriti të përmbushë pritjet në Angli gjatë kohës viteve 2015/17 në Old Trafford. Ai shkoi në klubin francez në vitin 2017 për 17 milionë euro, por presidenti i klubit të Ligue 1, Bruno Genesio pritet të kërkojë rreth 29 milionë euro për lojtarin.

Është raportuar muajin e kaluar se Depay ishte shfaqur si objektiv e parë i The Reds, i cili do të zëvendësonte Sadio Manen në rast do të transferohej te Real Madridi.

Theksojmë se spanjollët e kanë monitoruar 26-vjeçarin - por ai pritet t'i kushtojë më shumë se 140 milionë euro.

Ndryshe, Liverpool është finalist për herë të dytë rresht i Ligës së Kampionëve, ku më 1 qershor në Madrid do të takohet me Tottenham Hotspurs. /Telegrafi/