Dëmtohet stacioni i autobusëve i sapopëruruar në Prekaz të Epërm të Skenderajt, Komuna: Kjo është e papranueshme
27/02/2025
Është dëmtuar stacioni i autobusëve që është sapopëruruar në fshatin Prekaz të Epërm të Skenderajt.
Bëhet e ditur se janë dëmtuar edhe shenjat e komunikacionit nga persona ende të panjohur, shkruan Telegrafi.
Në reagimin e Komunës së Skenderajt thuhet se kjo është e papranueshme.
Njoftohet se ky rast ka ndodhur dje dhe se tashmë për këtë situatë është njoftuar edhe Policia e Kosovës.
“Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, dhe për këtë rast është njoftuar edhe Policia e Kosovës, e cila është angazhuar për të identifikuar ata që kanë mundur të shkaktojnë këtë akt të shëmtuar”, thuhet në njoftim.
Komuna e Skenderajt ka ftuar qytetarët të ruajnë pronën publike dhe të denoncojnë çdo person që dëmton, shkatërron dhe abuzon atë. /Telegrafi/


