Please enter at least 3 characters.

Demi Moore e lumtur me të dashurin e ri

2016/01/demi-moore-e-lumtur-me-t-euml-dashurin-e-ri_hd.jpg

Aktorja e filmit “Striptease” së fundi shijoi pushimet me bateristin e grupit Dead Sara në Meksikë dhe vëllai i tij, Jason Friday, thotë se romanca e tyre po bëhet serioze.

“Po shkon mirë. Ata po kalojnë shkëlqyeshëm dhe ai duket vërtet i lumtur, andaj gjithçka po shkon mirë”, ka thënë Jason për edicionin e fundit të revistës amerikane Star.

Demi 51-vjeçar, dhe Sean, 27-vjeçar, janë parë duke luajtur në det dhe duke qëndruar dorë për dore derisa festonin Krishtlindjet, derisa aktorja duket se më në fund e ka harruar divorcin me Ashton Kutcher. /Telegrafi/