Please enter at least 3 characters.

Demarkacioni sot mbledh Qeverinë

2016/08/Mbledhja-e-qeverise-22-korrik-foto-ridvan-slivova-2.jpg
14:"Ridvan Slivova

Qeveria e Republikës së Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e anuluar mbrëmë. Mbledhja do të mbahet në ora 8:15.

Nga paralajmërimi që dje iu shpërnda ministrave, shkruhej se në rend të ditës do të jetë vetëm një pikë: Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Ndryshe, procedimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, Qeveria e Kosovës e ka paralajmëruar mbrëmë nëpërmjet një komunikate, ku thuhet se në përputhje me qëndrimet racionale dominuese në debatin në mes komisionit shtetëror dhe grupit të ekspertëve, do të vazhdojë angazhimet e saj në procedimin e kësaj çështje më tutje.