Please enter at least 3 characters.

Demaliaj: Taksa ndaj Serbisë të shndërrohet në ligj dhe të mbetet e përhershme

2019/01/demaliaj.jpg
5:"Admin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj, ka kërkuar që vendimi i Qeverisë për taksen 100% ndaj produkteve të Serbisë të shndërrohet në ligj.

Demaliaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vendimi duhet të votohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe duhet të jetë i përjetshëm.

Postimi i plotë i Demaliajt:"Vendimi i Qeverisë për Taksën ?% ndaj Mallërave të Serbisë duhet të shëndërrohet në Ligj dhe të votohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe duhet të jetë i përjetshëm..!!P.S.Këtë gjë e ka bërë dhe Izraeli ndaj mallërave Gjermane për shkak të veprimeve Naziste të luftës së dytë botërore.!!Jo taksë por asnji produkt nga Gjermania nuk hynë në Izrael..!!??..!!" (sic.), ka shkruar Demaliaj. /Telegrafi/