DELMET
Nga: Roger Waters (Pink Floyd, albumi “Animals”, 1977)Përktheu: Agron Shala
Pa sherr e vret kohën n’kullosë t’largtë
Hutueshëm i vetëdijshëm për sikletet qí t’rrethojnë
Po, ma mirë ti me pasë kujdes
Qentë anejpari munden me kenë
Përtej Jordanit kam pa e kam veneru
Se gjanat s’janë qysh janë tuj u dukë
E çka fiton kur shtihesh kishe rreziku s’âsht i vërtetë
Durueshëm e përulshëm prijësin e ndjek
Nëpër korridore t’rrahuna mirë t’luginës s'çeliktë
Ç’befasi?!
Pamjen e tronditjes përfundimtare n’sy e ki
Tash gjanat janë bash qysh je tue i pá
Jo, nji andërr e keqe kjo s’âsht má
Zoti âsht bariu jem, asigja s’ka me m’mungueAi m’çon n’kullosa me bar t’njomë,M’drejton te ujnat e qeta.Me thikën e mprehtë shpirtin ma çlironAi m’çon me u var n’çengela n’vene t’naltaM’kthen n’kotleta kingjiSe, shih ti, Ai ka fuqi t’madhe e unti t’madheE kur t’vjen dita që na vegjëliaTue fiqirue qetë e me përkushtim t’madhMe e zotnue mjeshtrinë e karatesëPo, kemi me u çue n’kâmëE faqezive sytë me lot ua bâjmë
Tue blegërue e dërdëllitë i biem n’qafë me piskamë
Turra e turra t’hakmarrsve t’pakujtesë
Marshojnë t’lumtun prej errësinës drejt e n’andërr
Po lajmet a i ke ndigju?
Qentë kanë cofë!
Ma mirë rri n’shpi
E qysh t’thojnë me bâ
N'rrugë mos rri, pleqninë n’daç me e mbrri


