Please enter at least 3 characters.

Deliu: Nuk do të rrimë duarkryq, do ta përdorim çdo mjet institucional e juridik për ta rikthyer rendin kushtetues

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu ka thënë se do të përdorin çdo mjet institucional e juridik për ta rikthyer rendin kushtetues.

Deliu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se sot nuk do të rrinë duarkryq.

Ajo tha se as Albin Kurti, as LVV-ja nuk mund ta marrin peng Republikën dhe ta ndryshojnë Kushtetutën sipas skenarit të tyre.

“Nuk do të rrimë duarkryq. Në ora 11:00 do të jemi në Kuvend dhe do ta përdorim çdo mjet institucional e juridik për ta rikthyer rendin kushtetues. As Albin Kurti, as LVV-ja nuk mund ta marrin peng Republikën dhe ta ndryshojnë Kushtetutën sipas skenarit të tyre. Qëllimi i tyre është i qartë: ose ta çojnë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme në një datë që u konvenon, ose ta kapin edhe institucionin e Presidentit”, ka shkruar Deliu.

Tutja ajo tha se: “Por Kosova nuk është pronë e askujt. Kushtetuta nuk interpretohet sipas interesit politik dhe nuk guxon të merret peng”. /Telegrafi/