Please enter at least 3 characters.

Deliu: I nominuari për kryeparlamentar është Kadri Veseli

2017/05/blerta-deliu.jpg

Tashmë është konfirmuar se i nominuari për kryeparlamentar nga koalicioni PAN do të jetë Kadri Veseli.

Kështu bëri të ditur deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.

Ajo konfirmoi se PAN ka vendosur që Kadri Veseli të jetë kandidati për kryeparlamentar.

“Në ora 10:00 do të nis seanca dhe i nominuari i vetëm i koalicionit PAN është Kadri Veseli”, ka konfirmuar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu pak para fillimit të seancës konstituive. /Telegrafi/