Delfinët notojnë në Portin e Durrësit
19/06/2024
Një pamje mbresëlënëse vjen nga Porti i Durrësit ku shihen një çift delfinësh teksa notojnë aty pranë.
Pamjet janë bërë publike nga Autoriteti Portual Durrës.
Në këtë periudhë këto specie humbasin drejtimin si rrjedhojë e klimës së ngrohtë dhe gjenden më pranë bregut se zakonisht. /Telegrafi/


