Please enter at least 3 characters.

Delawie mbështet suspendimet në burgun e Prizrenit, e quan vetëvrasje rastin e Deharit

2016/11/Greg-Delawie-Ambasadori-i-ShBA-ve-foto-ridvan-slivova-5-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Ambasadori amerikan, Greg Delawie e ka mirëpritur vendimin e inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë për suspendimin e zyrtarëve të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, ku ditë më parë vdiq aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Delawie përmes një postimi në twitter, ka shkruar se mirëpret po ashtu veprimet e ndërmarra për vetëvrasjen në burg.

“E mirëpres vendimin e inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë dhe veprimet që janë ndërmarrë për vetëvrasjen në burg. Transparenca dhe përgjegjësia janë vitale”, ka shkruar ambasadori./Telegrafi/